Ballina Aktuale Morata në huazim tek Atletico Madrid për 18 muaj

Morata në huazim tek Atletico Madrid për 18 muaj

Atletico Madrid ka finalizuar suksesshëm tratativën për të nënshkruar me sulmuesin e përfaqësueses së Spanjës për 18 muaj, që përfshijnë gjysmën e mbetur të këtij sezoni dhe të ardhshmin.

Marketing

Gjithsesi, Chelsea mund të rimarrë futbollistin e saj në fund të këtij sezoni, por vetëm për të luajtur te Blutë e Londrës dhe jo për ta transferuar atë në tjetër ekip. Nëse kushtet do të jenë të tilla, që Chelsea të kërkoj rikthimin e Moratas në korrik, atëherë Atletico ka të drejtën të blejë spanjollin.

Morata i është nënshtruar testeve mjekësore gjatë ditës së diel, ndërsa të hënën ka nënshkruar të gjithë dokumentacionin për tu bërë me efekte të plota futbollist i Atletico Madrid.
Pas më shumë se dy javë përpjekje, në një fushatë që përfshiu shumë klube, mes të cilave edhe Milan, e gjithashtu ndikuar nga shumë lojtarë, skuadra e re e Moratas është Atletico.

Marketing
Exit mobile version