Morata te Barcelona, Icardi te Juventusi

Trajneri i Barcelonës, Xavi, dëshiron të sjellë Alvaro Moratan në merkaton e janarit.

Marketing

Ish-lojtari i Real Madridit tani vesh fanellën e Juventusit, por luan për skuadrën italiane si i huazuar nga Atletico Madrid.

Juventusi sigurisht që nuk do ta blejë Moratan për 50 milionë euro, ndaj është gati ta lirojë në janar nëse sjell një zëvendësues.

Informacioni i fundit nga Spanja është se Morata tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën dhe po pret “dritën jeshile” për t’u transferuar në Camp Nou.

Запрете го растот на габични инфекции и ослободете се од чешањето на едноставен начин.
Me një transferim të tillë do të mjaftohej edhe Atletico Madrid, i cili do të merrte para që do t’i përdorte për të plotësuar transferimin e Antoine Griezmann nga Barça.

Juventusi është në negociata të avancuara me Icardin dhe e sheh atë si një zëvendësues ideal të Moratas. Argjentinasi mund të vijë si huazim nga PSG.