Morena dhe Stresi sollën këngën e re.
Morena Taraku dhe Stresi ka kohë që kishin paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “Bar Girl”, shkruan lajmi.net.
Madje, për këtë këngë ata kishin dhënë fillimisht një datë tjetër, po që më vonë njoftuan se është shtyrë publikimi i saj.
Më në fund, ata sollën sot duetin “Bad Gir”, në të cilin e gjithë vëmendja është tek paraqitja atraktive e Morenës.
Dyshja janë miq të mirë tash e një kohë, ndërsa duetin e kishin paralajmëruar tash e sa kohë dhe më në fund ua plotësuan dëshirën fansave që t’i shohin bashkë në një këngë.