Ballina Aktuale “Mos ma ndaloni shqiponjën!”

“Mos ma ndaloni shqiponjën!”

Jo vetëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, një tjetër shqiponjë që ka bezdisur jo pak Federatën ku sportistët bëjnë pjesë, është ajo e Suedisë. Kosovare Asllani quhet dhe është një krenari e gjithë shqiptarëve.

Marketing

Madje, futbollistja në fjalë shkon edhe më tepër nga reagimi i lojtarëve të sipërpërmendur, duke mos pranuar vendimin e dhënë e duke bërë kërkesë llogarie, pasi për të shqiponja nuk është një provokim politik, por një krenari për të kujtuar prejardhjen e largët.

Mënyra e festimit të Kosovare Asllanit, shpeshherë ka qenë e njëjta, dy duar që lidhen me njëra-tjetrën, për të treguar rrënjët e thella të saj. Megjithatë Federata suedeze e Futbollit i ka kërkuar futbollistes që diçka e tillë të mos përsëritet në raste të tjera.

“Disa e interpretojnë shqiponjën si një provokim dhe gjest politik, por nuk është i tillë dhe unë jam krenare që e kam bërë. Është pjesë e prejardhjes time, nder dhe krenari për të gjithë shqiptarët. Kam dëgjuar se është pëlqyer shumë si gjest nga shqiptarët e Kosovës”.
”Një televizion në Kosovë e ka përsëritur festimin tim me shqiponjë për 24 orë. Ndiej krenari dhe mund të them se jam e nderuar. Tashmë më është thënë se nuk duhet ta bëj shqiponjën më. Nuk e di sesi do të shkojnë gjërat, por janë rregulla që duhet të zbatohen”.

”Është e papranueshme për mua që të ma ndalojnë një gjë të tillë. Nuk e di se kë pengon një festim i tillë. Është vetëm një festim me shqiponjë dhe asgjë më shumë. Herën tjetër do ta formoj ndonjë zog me duar dhe do të shoh a do të reagojnë njësoj”, ishte ironia e Kosovare Asllanit.

Marketing
Exit mobile version