Mos përgjigjja ndaj ftesës së z. Ahmeti dëshmon praninë e hienave në politikë!

Shqiptarët kudo jetojnë, kanë të arriturat dhe sfidat e veta, por, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë edhe një sfidë më shumë- vetveten.

Marketing

Pse? Sepse, homo politicusi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur ende rob i ideve të huaja, ndikimeve të huaja, madje edhe mendësisë së huaj.

Do parë se nga vije tërë kjo materie e huaj dhe negative brenda homo politicusit shqiptar. Ky dëbim i vetvetes dhe përjashtim, vije nga inferioriteti, nga sindroma e Stokholmit, apo rrëgjimi i vetëdijes politike për të arritur synime të interesit nacional.

Një venerues i vëmendshëm, do të thoshte të tria këto janë shkak e pasojë e vetë distancimit nga interesi nacional, vetë largimit nga interesi dhe vetëdija politike nacionale. Madje, për më keq, përgjigja e dy liderëve, është kopje e një partie nga Kosova, e cila ishte edhe propaganduese shterpe për këta dy liderë të cilët, nuk u bije asgjë tamam.

Ftesa e z. Ahmeti për takim të liderëve të partive shqiptare, është sa ftesë e sinqertë, është edhe ftesë serioze me qëllim të dukshëm për të fuqizuar faktorin shqiptar.

Por, si duket, ftesa nuk do të plotësojë egon e disa liderëve shqiptarë, që moti e kanë dëshmuar se as nuk janë lider e as sa duhet e si duhet shqiptar. As me politikën që bëjnë, as fjalët që flasin e as veprimet që i ndërmarrin.

Madje, ashtu e ashtu, qytetari shqiptar ua tregoi vendin për 18 vjet me radhë, por assesi ta marrin vesh se nuk janë as material e as dimension i besueshëm për të prezantuar dhe mbrojtur kauzat nacionale.

E deri sa të mbushen mend, të ashtu quajturit liderë shqiptarë, lideri i mirëfilltë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, duhet të mbështetet sikur deri më sot, tek qytetari dhe vizioni, tashmë i dëshmuar për zbatim të barazisë.

Ata që tashmë i ka ndëshkuar historia, nuk janë tjetër veçse mbetje johistorike, duke rikonfirmuar se në ambientin politik, ende jetojnë hienat. Ndryshe nuk mund të interpretohet mos përgjigjja ndaj ftesës së z. Ahmeti, pos si një dëshmi për praninë e hienave në politikë!

Marketing