Mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme

Moti mëngjesin e sotëm do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite vranësirat do të shënojnë rënie.

Marketing

Nga mëngjesi i sotëm do të fryjë erë veriore mesatare deri në të përforcuar me një shpejtësi mbi 60 km / h, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Lumit Vardar.

Kjo ndërhyrje e ajrit të ftohtë do të bëjë që temperatura të zvogëlohen, veçanërisht në veri dhe lindje.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup do të kemi mot me diell deh vranësira deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, e cila herë pas here do të ketë një intensitet më të përforcuar. Temperatura minimale do të bjerë në 8 ndërsa maksimalja do të arrijë 21 gradë Celsius.

Marketing