Mot me diell me vranësira të vogla mesatare dhe temperaturë deri 26 gradë

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare verilindore.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në nëntë gradë, ndërsa temperatura e ditës prej 17 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në gjashtë gradë, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri 24 gradë.

Nga e enjtja përkohësisht do të ketë paraqitje të vranësirave të vogla deri në mesatare. Mëngjeset do
të jenë pak më të ftohta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë pa ndryshime të mëdha.

Marketing