Ballina Lajme Shqipëri Moti i keq në Shqipëri, rrezik për përmbytje, pezullohet mësimi në 56...

Moti i keq në Shqipëri, rrezik për përmbytje, pezullohet mësimi në 56 shkolla

Shipqëria është përfshirë nga rreshje të dendura sot. Parashikohet rritje prurjeve të lumenjve dhe rrezik i shtuar për përmbytje në disa zona të vendit, sidomos gjatë ditës së nesërme kur pritet edhe ulje e temperaturave.

Marketing

Parashikohet rritje prurjeve të lumenjve Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë shtim përmbytje në Nënshkodrës dhe në afërsi të liqenit. Rrezik të shtuar për përmbytje edhe në lumin Vjosë. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër do të ketë rrëshqitje të dherave. Sasia e reshjeve në Fierzë ka qenë 25 mm prurje janë 2 mijë metër kub në sekondë.

Era e fortë ka shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona të Juglindjes, si edhe ka shkulur pemë në qytetin e Korçës. Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Gjithashtu është pezulluar mësimi në 56 shkolla si pasojë e motit me reshje intensive shiu gjatë orëve të fundit.

“Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet, sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.”, thonë nga MASh – Shqipëri.

Marketing
Exit mobile version