Moti i lig, ekipet komunale të Çairit dhe të NP “Parqe dhe gjelbërime” në terren (FOTO)

Si pasojë e motit tejet të keq që kaploi territorin e Komunës së Çairit, u rrëzuan drunj tek QT “Mavrovasja” dhe në Rr. “Cvetan Dimov”. Kryetari i komunës së Çairit përmes një publikimi në fjesbuk njofton se ekipet komunale dhe të NP “Parqe dhe gjelbërime” pranë qytetit të Shkupit, tanimë janë në terren dhe janë duke u mënjanuar drunjtë e rrëzuar.
Edhe ditët në vijim ekipet tona komunale dhe të “Parqeve dhe Gjelbërimeve”, do të reagojnë për mënjanimin e të gjithë drunjve që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve në Komunën tonë-shkruan Ganiu.

Marketing