Moti i lig në Rajonin e Kumanovës – në QMK raportohen dëme të shumta!

QMK-ja njofton se për shkak të reshjeve lokale të shiut dhe breshërit janë denoncuar dëme në Komunën e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetë.

Marketing

Në numrin unik për raste emeregjente 112 kanë mbërritur denoncime për oborre të përmbytura, dëme materiale, pullaze të dëmtuara, dëme në kultura bujqësore e të ngjashme.

Për Komunë e Likovës, QMK-ja njofton se në fshatrat Likovë, Hotël, Orizarë dhe Sllupçan pas rreshjeve të breshërit janë raportuar demë për makina të dëmtuara por edhe të mbjellura bujqësore.

QMK-ja ka paralajmëruar se sipas metereologëve, pritet të rritet niveli i lumejve. Konkretisht, për shkak të reshjeve instensive në Kosovë, është rritur niveli I lumit Lepenci kurse gjatë natës pritet të ketë rritje edhe në rrjedhën e lumit në vendin tonë. Bëhet thirrje për kujdes gjatë lëvizjes afër brigjeve të Lepencit.