Moti i ligë, mundësi për paraqitjen e rrëshqitjes së dheut nëpër grykat malore

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Marketing

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe kujdes të jashtëzakonshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore, ku mund të ketë paraqitje të shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht i referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër, Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.