Moti i paqëndrueshëm, si parashikohen ditët në vijim

Dita e hënë ishte një ditë e ngrohtë me diell e me vranësira në orët e pasdites. Ndërsa dita e sotme parashikohet të nisë me vranësira, të cilat gradualisht do t’ua lënë vendin kthjellimeve. Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal do të ketë sot në pjesën veriore të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e mërkurë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Marketing

Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, këto më të përqëndruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës. 

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të merkurë, do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.

Marketing