Moti me diell, temperatura deri në 20 gradë

Moti sot me diell dhe më vranësira te vogla lokale, kah fundi i ditës në pjesët lindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 20 gradë.

Marketing

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira lokale, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.

Marketing