Ballina Lajme Maqedoni Moti me vranësira dhe reshje shiu

Moti me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira, nisur nga pjesët jugore të vendit me reshje shiu, të cilat pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 30 litra në m2). Në pjesët perëndimore në viset më të larta reshjet kah fundi i ditës do të kalojnë në dëborë. Do të fryjë dh erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë.

Marketing

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.

Marketing
Exit mobile version