Moti me vranësira të ndryshueshme

Në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Gjatë natës në pjesët veriore do të ketë reshje, të cilat fillimisht do të jenë me shi dhe më pas do të kalojnë në reshje të dëborës. Në male dhe në viset më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 12 deri në 17 gradë.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Gjatë natës do të ketë reshje shiu të cilat gradualisht do të kalojnë në reshje dëbore. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.

Marketing