Ballina Lajme Maqedoni Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 15 gradë

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 15 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët jugperëndimore dhe lindor me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 15 gradë.

Marketing

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe periudha me diell, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.

 

Exit mobile version