Moti sot

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -4 deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14 deri 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 0, ndërsa e ditës do të arrijë 16 gradë.
Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit kryesisht me diell me mëngjese të ftohta. Nëpër disa fushëgropa, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, posaçërisht në pjesët jugperëndimore dhe juglindore.

Marketing
Marketing