Moti sot me diell, temperatura deri në 29 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Në orët e pasdites pritet jostabilitet i motit me reshje të shkurtra shiu dhe stuhi.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 29 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.