Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 17 gradë

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, të cilat në disa vende do të arrijnë deri në 25l në metër katror për 24 orë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 17 gradë.

Marketing

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira, më i freskët dhe me reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.

Marketing