Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në RMV do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga veriu. Në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të shkurtra shiu.

Marketing

Temperaturat minimale do të jenë në intervalin prej 12 deri në 19, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe shtrëngata të rralla. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë.

Marketing