Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht pasdite do të ketë stuhi me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, shtim të erës dhe kushte për paraqitje të breshërit.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë.