Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor, në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 24 deri në 31 gradë.