Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende, sidomos në ato perëndimore dhe lindore, reshjet do të jenë më të shumta, ndërsa në juglindje do të ketë kushte për paraqitje të shtrëngatave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.