Moti sot në vendin tonë

Moti në vend sot të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil në disa vende me të reshura të shiut, ku lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme, të pasuara me bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të breshrit veçmas në pjesët lindore.

Marketing

Deri në fund të ditës do të nis të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior-perëndimor, ndërsa në viset malore në pjesët perëndimore do të ketë kushte për borë. Temperatura minimale do të jetë mes pesë dhe 11, ndërsa ajo e ditës do të sillet prej 14 deri në 22 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdite jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 19 gradë Celsius.

Të martën për shkak të zbritjes së masës së ftohtë ajrore do të fryjë erë e përforcuar veri-perëndimore e cila do të shkaktojë rënie të ndjeshme të temperaturave. Paradite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të lehtë, ndërsa në viset malore do të bie borë. Të mërkurën mëngjesi do të jetë i ftohtë, në disa vende me temperatura negative, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe kohë më të ngrohtë. Të reshura lokale do të ketë edhe të enjten dhe të premten.

Marketing