Motra e Sarah Berishës, pjesë e “Big Brother VIP 2”?

Blogerja shqiptare, Sarah Berisha ishte njëra ndër banoret e “Big Brother VIP” që u komentua goxha shumë.

Marketing

Sarah u komentua shumë për raportin e saj me Dj nga Kosova, Dj Pm, shkruan lajmi.net.

Madje rrugëtimi i saj në “BBV” e ndihmoi atë duke i hapur rrugë edhe në fushën e moderimit.

Por duket se teksa pa suksesin e Sarah edhe motra e saj Ditea ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 2”.

Në një pyetësor të bërë në “Instagram”, ajo është pyetur nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP 2” dhe ajo është shprehur: Nëse do më vijë ftesa pse jo.

Ndryshe Arbana ka konfirmuar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP”, do të fillojë në fund të dhjetorit.

Marketing