Mount tallet keq me Kroos mbi deklaratat e fundit të gjermanit

9:00 | 6 Maj 2021

Marketing

Para ndeshjes, Kroos kishte thënë se nuk e humbi gjumin për ndonjë lojtar të veçantë të Chelsea.

Pas ndeshjes, Mount ka thumbuar lojtarin e Real Madrid duke thënë se tani ai do ta bëjë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Mount tha pas ndeshjes për BT Sport: “Unë pashë një nga lojtarët e tyre duke thënë se ai nuk e humbet gjumin për asnjë nga lojtarët tanë. Ndoshta ai duhet të humbasë gjumin mbi ne si ekip tani”.

Ai gjithashtu komentoi edhe performancën e Chelsea dhe kualifikimin për finalen e Ligës së Kampionëve, duke thënë: “Nuk mund të them me fjalë. Ishte një performancë e shkëlqyeshme”.

“Ne dhamë gjithçka dhe kishim atë dëshirë për të fituar pjesën e parë. Ne kishim disa mundësi ku fitonim topin dhe duhet të kishim shënuar, por e morëm atë vonë dhe është shumë mirë ”, shtoi tutje anglezi.

Chelsea do të takohet në finale me Manchester Cityn dhe do të kemi një finale angleze pas shumë vitesh./Lajmi.net/

Marketing