Mourinho te Real, tre yje bëjnë gati valixhet

Jose Mourinho është më shumë se një opsion për të zëvendësuar Julen Lopetegui në stolin e Real Madrid. Florentino Perez e sheh me sy të mirë portugezin dhe po ashtu edhe një pjesë e mirë e klubit.

Marketing

Duket qartë se largimi i Lopetegui është çështje kohe në Madrid. Trajnerit bask nuk i ka mbetur shumë kohë dhe drejtuesit e “Los Blancos” janë duke studiuar alternativat.

Mourinho është ai që pëlqehet më shumë. Portugezi i ka gjithashtu ditët e numëruara te Manchester United. Ai vazhdon të humbasë terren në “Old Trafford”, ku gjithnjë e më shumë kërkohet largimi i trajnerit.

Mourinho do të ishte i lumtur të kthehej sërish në “Santiago Bernabeu”, por nëse e bën këtë do të dojë të ketë kontroll të plotë, sipas spanjolles “Don Balon”.

Duke filluar me Karim Benzema dhe Marcelo, të cilët tashmë kanë një farë moshe dhe portugezi mendon se ka ardhur koha të zëvendësohen. Gjithashtu, Sergio Ramos mund të bëhet Iker Casillas i ri. Mou e di se mbrojtësi është kthyer në liderin e ekipit dhe mendon se kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

Marketing