Mozzik dhe Getinjo në studio për të finalizuar duetin

Mozzik dhe Getinjo po punojnë për projektin e radhës.

Reperi Mozzik pritet që më 31 korrik ta publikojë albumin e ri muzikor me titull “Mozart”.

Marketing

Pjesë e këtij albumi do të jetë edhe vëllai i tij Getinjo, me të cilin do ta ketë një duet, për të cilin fansat janë kureshtar të shohin se çfarë po përgatisin dyshja.

Ishte Getinjo ai i cili postoi së fundi një fotografi nga studio, ku shfaqet bashkë me Rzon Music dhe vëllanë, ndërsa premton se kënga do të jetë hit.

“E kem sakatu @rzonmusic @mozzik 💫💫💫 #2Eurogang“, ka shkruar Getinjo në atë foto.

https://www.instagram.com/p/CDCPdg4Bxpt/?utm_source=ig_embed