Mozzik dhe Loredana të gjitha të ardhurat e klipit “Nëse don” do t’i dhurojnë për bamirësi

Çifti i shumëpërfolur i showbizzit kanë lansuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

Marketing

“Nëse Don”, mban titullin kënga e dyshes të cilën e kanë realizuar me videoklip, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, në fillim të klipit ata kanë kanë dhënë një njoftim derisa kanë zbuluar se të gjitha paratë e fituara nga ky projekt muzikor do shkojnë si donacion.

Mozzik dhe Loredana, kanë vendosur t’i dhurojnë për fëmijët e braktisur dhe ata në nevojë.

“No Rich Parents ka një kuptim të rëndësishëm për ne, dhe nuk është titulli i këtij albumi. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që buxhetin e videoklipit ta dhurojmë në fondacionin ‘SOS Fshatrat e Fëmijëve’ në Kosovë dhe për fëmijët e braktisur dhe në nevojë në të gjithë botën. Çdo kontribut sado i vogël ndihmon për të bërë një ndryshim të madh”, shkruan në hyrje të klipit.

Tutje, çifti gjithashtu në përshkrimin e këngës në YouTube kanë vënë linkun ku mund të kontribuojnë dhe tjerët.

Marketing