Mozzik i kundërpërgjigjet Noizyt pasi e akuzoi se ka blerë 700 mijë ndjekës

Reperi i njohur, Noizy, ironizoi ditë më parë me Mozzikun pasi arriti 2.1 milionë ndjekës në Instagram.

Marketing

Ai bëri disa postime në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave e ka akuzuar reperin ferizajas se i ka blerë ato.
Ai madje iu drejtua artistëve të rinj që ta ndjekin shembullin e Mozzikut, të mos harxhojnë lekë në këngë dhe videoklipe, por të blejnë ndjekës.

Nga ana tjetër, Gramos Aliu duket se i është përgjigjur Noizyt me një postim në Instagram.

“Nuk më plas për idiotësira”, kanë qenë fjalët e tij.

Theksojmë që numri i ndjekësve të Mozzikut ndryshoi nga 1.2 milion në 1.9 milion për një kohë të shkurtër.

Dyshja e estradës veç tjerash kanë bashkë edhe një këngë të titulluar “Bonjour Madame”.