Mozzik lanson projektin e ri ‘Marilyn Monroe’

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ashtu siç kishte paralajmëruar ka sjellur një projekt të ri muzikor.

Marketing

Kënga mban titullin “Marilyn Monroe” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale, për të cilin u përkujdes Fati.tv.

Ndërkohë, producent i këngës është Mixey, i cili gjithashtu ka bërë miksimin dhe masterizimin, me tekst nga vet reperi.

Projekti u publikua në YouTube dhe platformë e tjera në mesnatën e së enjtes (27 tetor) dhe tashmë ka grumbulluar mijëra klikime brenda pak orësh.

Kujtojmë që ky projekt i Mozzik vjen pas atij me titullin “Të dua”, të cilën reperi ia dedikoi vajzës së tij, Hana.

Në anën tjetër, reperi nga Ferizaj mbetet aktiv dhe I angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.