Ballina Lajme Maqedoni MPB: 124 gjoba në Shkup, 13 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 124 gjoba në Shkup, 13 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.01.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup janë shqiptuar 124 gjoba.

Marketing

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjoba, nga të cilat 13 për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, gjashtë masa gjoba për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në njoftimin e MPB-së gjithashtu thuhet se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.

Marketing
Exit mobile version