Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion, me çrrastë janë shqiptuar 155 gjoba.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 gjoba, nga të cilat nëntë për tejkalim të shpejtësisë, 12 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë masa për kalim në semaforë të kuq, nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.