5.897 punëtorëve në MPB, të cilët kanë kryer mbi 150 orë punë jashtë orarit gjatë vitit 2021, do t’u paguhet bonus paga në vlerë neto individuale prej 28.718 denarë (463 euro), informojnë nga MPB.
Për këtë qëllim nga Buxheti i MPB-së janë ndarë 188.167.373 denarë, mjete, theksohet në kumtesë, të siguruara për punë amvisërie dhe planifikuese. Deri më tani, përfshirë bonus pagën për vitin 2021, janë paguar pesë bonus paga në vlerë të përgjithshme prej 561.773.133 denarë ose 9.060.857 euro.
“Pas pagesës së bonus pagës në MPB-në për herë të parë në vitin 2019, në mandatin e kaluar të ministrit Oliver Spasovski, MPB ka vazhduar të sigurojë mjete për pagesën e bonusit për vitin 2020, por edhe për vitin 2017 dhe 2018 dhe u janë paguar punonjësve në MPB, të cilët nuk do t’i kërkojnë më këto mjete përmes gjykatës, në mënyrë që Ministria të mos i ekspozohet shpenzimeve të panevojshme gjyqësore pas padive të punonjësve, sqarojnë nga MPB.