MPB: Grupi që trafikonte emigrantë janë nga Llojani, Bogdanci dhe Shkupi

Në 10 dhjetë lokacione në territorin e Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë janë kryer aksione policore nga ku janë arrestuar 10 persona, ndërsa një pjesëtarë i grupit tash e një muaj është në paraburgim për kryerjen veprës së njëjtë

Marketing

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, në konferencë për media theksoi se është kapur grupi i cili ka kontrabanduar migrantë nga Greqia nëpërmjet Maqedonisë së Veriut deri në Serbi dhe pastaj për në vendet e Bashkimit Evropian.

-Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019 ndërsa gjatë këtyre muajve që ka zgjatur hetimi janë kontrabanduar mbi 100 migrant, deklaroi Angellovski.

Angellovski tha se transferimi i një migranti ka kushtuar prej 500 deri në 700 euro, ndërsa organizatorët e grupës kriminele janë 2 persona nga Bogdanci, baba e birë si dhe një person nga fshati Llojan dhe një nga Shkupi.