Ballina Aktuale MPB-ja njofton: 261 shkelje trafiku në Shkup

MPB-ja njofton: 261 shkelje trafiku në Shkup

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 261 gjoba, prej të cilave: 74 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 10 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Marketing

Ministria e Brendshme njofton gjithashtu se janë shqiptuar dhe nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë masa për mosvënien e rripit të sigurimit, tre sanksione për drejtim mjeti në gjendje të dehur…

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Marketing
Exit mobile version