Ministria e Punëve të Brendshme sot dh detaje të reja rreth aksidentit të djeshëm në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, ku humbi jetën një person.
Nga MPB njoftojnë se më 18.02.2019 në orën 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë ka ndodhur një aksident në mes veturës të markës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.D. (59) nga fshati Nerasht dhe një traktori (IMT 539) pa targa të regjistruara, e drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Dobrosht, ndërsa ka qenë i goditur edhe një veturë e parkuar “Volkswagen Golf” pronë e B.E. (36) nga fshati Dobrosht.
“Në aksident lëndime kanë marrë dy shoferët dhe bashkudhëtarja në makinën “Volkswagen Golf” të drejtuar nga A.D. Me vetura të tjera ato janë dërguar në spitalin Klinikë në Tetovë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e shoferit të traktorit. Ndërsa, tek A.D. janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe me makinën e ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup. A.D. pas marrjes së ndihmës mjekësore është lëshuar për mjekim shtëpiak”, thonë nga MPB.
Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.