MPB me kallëzim penal ndaj 30-vjeçarit: Dyshohet se ka vjedhur para, bizhuteri ari dhe telefona

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj 30-vjeçarit nga Ohri, pasi i njëjti ka kryer disa grabitje prej ku është pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme për 331.000 denarë.

Marketing

“SPB Ohër ka ngritur kallëzime penale kundër personit M.D. (30) nga Ohri për shkak të dyshimit se ka kryer katër vepra pernale “grabitjes të rëndë në mënyrë të vrazhdë” dhe tre vepra penale “grabitjes e rëndë”.

Më 03.09.2019 dhe më 04.09.2019 në zonën e Ohrit, personi, duke përdorur forcë fizike, ka grabitur katër çanta të personave të ndryshëm ku kishte para, bizhuteri ari, telefona celularë dhe gjë sende të tjera. Gjatë së njëjtës periudhë, në zonën e Ohrit, personi ka hyrë me forcë në tre shtëpi, ku ka grabitur para, bizhuteri arë dhe orë. I dyshuari ka grabitur gjësende në vlerë totale prej 331.000 denarëve”-thonë nga MPB.