Ministria e Punëve të Brendshme mund të ndalojë dhe të prishë protestat dhe bllokadat e transportuesve privatë në Shkup vetëm nëse rrezikohet siguria dhe jeta e qytetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se deri më tani protestat po zhvillohen në përputhje me Ligjin për Tubime Publike, përkatësisht është raportuar në mënyrë të rregullt nga organizatori dhe nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore.
“Sipas nenit 6 të këtij Ligji, Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërpresë mbajtjen e tubimeve publike në rastet kur rrezikohet jeta, shëndeti, siguria, siguria personale dhe prona e qytetarëve, respektivisht nëse nxitet kryerja e veprave penale të përcaktuara me ligj si dhe nëse rrezikohet mjedisi jetësor”, thonë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se të ndalojë mbajtjen e tubimeve publike edhe në rast se i njëjti është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare që parashikojnë detyrim për zhvillim pa pengesa të komunikacionit.