Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka zbardhur ngjarjen penale nga 01.04.2024 në fshatin Haraçinë të Shkupit, kur është raportuar se ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës R.I dhe persona të tjerë të punësuar në komunë, nga personi N.N me armë automatike janë gjuajtur disa predha me çrrastë janë lënduar E.S. (39) dhe A. A. (22).
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, zyrtarë policorë në koordinim me Prokurorinë e Shkupit, kanë ndërmarrë veprime të shumta operative taktike dhe hetimore, gjatë të cilave është konstatuar identiteti i kryerësit. Pas kompletimit të plotë të materialeve zyrtare dhe raporteve të kryera të ekspertizës, me datë 16.07.2024, në Prokurorisë Shkup është paraqitur kallëzim penal kundër M.A. (36) për veprën e kryer “vrasje e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.