MPB: Oficeri policor do të suspendohet pasi të kthehet nga pushimi mjekësor

MPB ka përgënjeshtruar pretendimet e VMRO-së duke potencuar se MPB nuk kanë për qëllim askënd ta arsyeton për veprimet e tija të pa ligjshme, dhe se ndaj oficerit policor L.T. nga Shtipi, është ngritë lëndë parahetimore nga ana e Gjykatës, dhe se pikërisht MPB dhe njësiti për luftë kundër kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit me qenie njerëzore ndaj tij ka ngritë përgjegjësi disiplinore, dhe të njëjtin e pretë përjashtim nga vendi i punës, pasi të paraqitet në punë.

Marketing

“Pasi morëm miratim me shkrim nga Gjykata përkatëse, Njësiti për kontroll të brendshëm ka ngritë procedurë për vendosjen e përgjegjësisë disiplinore, e cila do të jetë në fuqi deri në përfundimin procedurës hetimore. L.T për momentin nuk kryen detyra të dhëna, për shkak se i njëjti është duke e shfrytëzuar pushimin mjekësor, ndërsa detyrimet e shefit të stacionit policor për momentin i kryen zëvendësi i tij. Sapo të mbyllet pushimi mjekësor, dhe L.T do të shfaqet në SPB Shtip, do ti jepet vendimi për pezullimin nga puna, siç kërkohet nga legjislacioni”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të brendshme.

Marketing