MPB: Përmes SMS-së qytetarët do të njoftohen nëse e kanë pasaportën gati

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në një komunikatë për media, ka njoftuar se me qëllim të lehtësimit të procesit të marrjes së pasaportave të gatshme, nga dita e hënë, do t’ju dërgoj SMS porosi qytetarëve të cilët e kanë gati pasaportën.

Marketing

Po ashtu qytetarët do të mund që në faqen mvr.gov.mk të kontrollojnë nëse pasaporta e tyre është gati.

“I lusim qytetarët të cilët nuk kanë marrë SMS porosi ose në faqen e internetit të MPB-së nuk kanë konfirmim se pasaporta e tyre është gati të mos vijnë në objektin e RTVM-së për shkak se kjo nënkupton se dokumenti i tyre nuk është akoma gati. Kjo vlen për qytetarët të cilët janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në SP ‘Prolet’”, thuhet në njoftimin e MPB-së.