Ballina Aktuale MPB publikoi listë të personave fizik dhe juridik të cilëve nuk mund...

MPB publikoi listë të personave fizik dhe juridik të cilëve nuk mund t’u dorëzohen vendimet për shkelje

Ministria e Punëve të Brendshme në ueb faqen e saj sot publikoi LISTË me emra dhe mbiemra të 35 personave fizik dhe juridik të cilëve nuk mund t’u dorëzohen vendimet për kundërvajtjet e kryera.

Marketing

“Këta persona fizikë dhe juridikë janë të ftuar, brenda tetë ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Sektorit për kundërvajtje Shkup-5, Komisioni për vendime për kundërvajtje, në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme – Sektori për kundërvajtje në rrugën “Dimitar Turimanxhovski” Nr.1 ​​Lisiçe (ngjitur me Qendrën Tregtare) – Shkup, në cilësinë e palës për marrjen e vendimeve të mësipërme, çdo ditë pune nga ora 8: 30-16: 30, e cila sipas nenit 385 paragrafi 3 nga Ligji për sigurinë e trafikut rrugor, nëse nuk janë të kënaqur me vendimin e miratuar, do të munden të fillojnë kontest administrativ përpara Gjykatës Administrative”, thuhet në njoftimin në faqen e internetit të MPB-së.

Nëse personat nuk paraqiten, shtojnë, ky njoftim i shpallur publikisht do të konsiderohet dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 385 paragrafi 3 nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor./

Marketing
Exit mobile version