Gjatë 24 orëve të kaluara (04/05.01.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 292 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.