MPB regjistron mbi 400 shkelje për mos mbajtje të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 70 personave ndërsa 62 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Marketing

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar 2 dy raste që nuk kanë respektuar këto masa.

Sa i përket masës për mbajtje të detyrueshme të maskës, faculetës, respektivisht për mbulimin e gojës dhe hundës në ambiente të mbyllura dhe në vende ku nuk mund të ruhet distanca sociale, MPB njofton se janë regjistruar 461 shkelje.