Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se deri më 31 dhjetor 2024 është vazhduar afati për vendosjen e etiketave në të cilat është shkruar shenja “NMK” përkatësisht për zëvendësim të targave të cilat e përmbajnë shenjën “MK” dhe të atyre të cilat nuk kanë fare shenjë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se në pajtim me Rregulloren për ndryshimin e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për dhënien e tabelave provuese, formën dhe përmbajtjen e targave të regjistrimit dhe të tabelave provuese të automjeteve, si dhe mënyrën dhe procedurën për dhënien e tyre, e shpallur në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” më datën 12.02.2024, afati për regjistrimin e targave të regjistrimit të cilat e përmbajnë shenjën “MK” dhe të targave të regjistrimit të cilat nuk kanë asnjë shenjë ose vendosjen e ngjitësit në të cilën është e shënuar shenja “NMK” vazhdohet deri më 31.12.2024.”, thone nga MPB.
Nga MPB poashtu informojnë se ata qytetarë të cilët do të pengohen nga ana e nëpunësve policor kufitarë të realizojnë dalje nga shteti për shkak se posedojnë dokument vetëm me emrin “Republika e Maqedonisë”, se mund të kërkojnë informim me shkrim në të cilin do të shënohen arsyet për të cilat është pamundësuar dalje nga shteti.