MPJ: Kërkimet për gjetjen e shtetasit të zhdukur në Greqi vazhdojnë edhe nesër

Sipas informacioneve të shërbimeve kompetente greke, kërkimet për shtetasin tonë të zhdukur në Greqi vijojnë edhe nesër, ditën e gjashtë.

Marketing

Si deri më tani, në kërkim do të përfshihen disa mjete të rojës bregdetare greke, një helikopter, si dhe një automjet dhe vullnetarë nga banorët lokal.

Përfaqësitë tona mbeten në kontakt intensiv me institucionet kompetente të Greqisë dhe familjen e të zhdukurit dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë.