MPJ: Konsullata e Maqedonisë së Veriut në Selanik është në komunikim me familjet e shtetasve tanë

Pas marrjes së informacionit për aksidentin në Posidi të Greqisë, prej ditës së djeshme (09.07.2022) Përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore në Greqi janë në komunikim intensiv me autoritetet kompetente greke, respektivisht me Shërbimin Bregdetar të Shpëtimit.

Marketing

“Sipas informacioneve të deritanishme, dje rreth orës 15:00 tre shtetas tanë të cilët kanë hyrë në det, për shkak të stuhisë së keqe, janë gjetur në një situatë të pafuqishme duke u larguar nga bregu. Me ndihmën e një mjeti lundrues privat, një nga të rrezikuarit është shpëtuar ditën e djeshme pasi ka qëndruar dy orë në ujë”, theksojnë nga MPJ-ja.

Nga atje theksojnë se pas vazhdimit të kërkimeve ditën e sotme, mëngjesin e sotëm është marrë konfirmimi për gjetjen e një anëtari tjetër të grupit, i cili gjithashtu është në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse prej kohësh ndodhej në ujë.
Konsullata e Përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Selanik, thekson se është në komunikim me familjet e shtetasve tanë në rrezik dhe është në dispozicion për çdo ndihmë.

“Vijojnë kërkimet e Shërbimit Bregdetar grek për gjetjen e personit të tretë të zhdukur. Për të gjitha informacionet e reja publiku do të informohet në mënyrë shtesë”, theksohet në kumtesën e MPJ.