MPJ: Me sukses është realizuar evakuimi i një shtetase të Maqedonisë nga Vuhan

Ministria e Punëve të Jashtme informon se një shtetase e Maqedonisë në bazë të dakordimit vullnetar, ndërsa me ndërmjetësim të ambasadave të shteteve tona në Pekin dhe Paris me sukses u evakuua nga qyteti kinez Vuhan. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë, nuk ka simptome të koronavirusit, kumton MPJ.

Marketing

Procedura e evakuimit është zbatuar përmes bashkëngjitjes ndaj Programit për evakuim të Francës, e cila për këtë qëllim ka organizuar fluturim të posaçëm i cili sot aterroi në bazën ushtarake në jug të Francës.

“Para se ta vazhdojnë rrugën në shtetet e tyre amë, udhëtarët do të evakuohen në një qytet të vogël në jug të Francës, ku do t’i nënshtrohen karantinit të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve, që është vendosur protokoll për evakuimin e të gjithë udhëtarëve nga Vuhan”, qëndron në kumtesë.

Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me udhëtaren e evakuuar përmes ambasadave kompetente në Pekin dhe Paris, si dhe përmes autoriteteve të shteteve përkatëse.

Marketing