Ndërprerja e shkurtër në hapje të Forumit të Prespës për Dialog ndodhi për shkak të stuhisë dhe erës së fortë që dëmtoi skenografinë e panelit, gjë që rezultoi me ndërprerjen e aktiviteteve, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).
“Incidenti nuk ka shkaktuar asnjë pasojë dhe pas një pauze të shkurtër paneli ka vazhduar me agjendën e paraparë. Ju njoftojmë se Forumi vazhdon edhe nesër, me dinamikën e paraparë; nesër vijojnë panelet kryesore ku presim diskutime të frytshme dhe mesazhe të rëndësishme. Ministria e Punëve të Jashtme e shfrytëzon rastin t’u kërkojë falje të gjithë atyre që e ndoqën forumin, këtu në Strugë, apo përmes internetit”, njoftoi MPJ.